Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, i ka kritikuar institucionet përgjegjëse për mosmirëmbajtjen e rrugëve.
Pacolli tha që një vit rrugët e Kosovës po degradohen masivisht.
“Që një vit e këndej Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahën dhe po degradohen masivisht. Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën. Rrugët magjistrale dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët”.
Ai theksoi se kjo gjendje po i rrezikon jetët e qytetarëve.
“Sinjalizimet kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rrezikuar jetët e njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të merren me këtë problem!”.