Visar Berisha, ish këshilltar i ish kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se votuesit e listës “Guxo duhet ta mbështesin LDK-në në procesin e balotazhit.
Sipas Berishës ky është obligim moral i këtyre votusve, pasi tashmë ëndrra e tyre është realizuar.
“Votuesit e listes "Guxo" e kanë obligim moral e qytetar me mbeshtetë LDK-në në balotazh! Andrra e tyne asht realizue...koha m'u kthye n'shpi”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndryshe, lista “Guxo” e drejtuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani doli si “fraksion” i Lidhjes Demokraitike të Kosovës, duke garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.