Ambasadori i Italisë në Prishtinë Antonello De Riu është takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe procesin e dialogut në Bruksel.
“Ambasadori ynë konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Italisë në Facebook.
Integrimi në #BE dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin temat e takimit të sotëm mes ambasadorit, Antonello De Riu dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Ambasadori ynë konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të #Italisë për #Kosovën.
Ata ranë dakord të vazhdojnë kontaktin e ngushtë.