Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Presidentin e Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly dhe Shefen e Zyrës së Radios Evropa e Lirë në Prishtinë, Amra Zejneli Loxha.

Në takim u theksua rëndësia e respektimit të standardeve profesionale të raportimit dhe avancimit të gazetarisë hulumtuese. 

Ndërsa, duke biseduar për skenën mediale dinamike e të shumëllojshme, u veçua rëndësia e luftimit të lajmeve të rreme dhe ‘jo-lajmeve’, që vazhdojnë të sfidojnë të vërtetën dhe demokracinë në nivel global.

Mëposhtë disa foto nga takimi i kryeministrit Kurti.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat