Ag Apolloni ka bërë të ditur se është tërhequr nga gara për pozitën e anëtarit të bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës.
Shkrimtari ka thënë se kjo tërheqje është si shkak i angazhimeve të shumta që ka ai.
“Për shkak të angazhimeve të shumta në letërsi (shkrime, hulumtime, botime, promovime, organizime të ndryshme dhe mësimdhënie), e kam tërhequr kandidaturën time për anëtar bordi të RTK-së. Aplikimin e kam bërë ngutshëm, por tërheqjen e kam menduar ngeshëm. Me mirënjohje të thellë për ata që ma mbushën mendjen të kandidoja dhe me respekt për të gjithë ata që e mirëkuptojnë tërheqjen tim”, ka shkruar Apolloni.
Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së, ka njoftuar se intervistimi i kandidatëve për këto pozita pritet që të fillojë të enjten.