Mbrëmë ka ndodhur përleshje me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Gjilan ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Pas trajtimit të të plagosurit në Emergjencën e Gjilanit, ai u transferua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Ortopedisë.
Gjendja e tij është stabile.
Kështu tha drejtori i Klinikës së Ortopedisë Gani Jashanica.
“Ne e kemi pranuar për ta përcjell gjendjen e tij sepse plaga ka qenë me armë zjarri. Plaga ka qenë tejshpuese në kofsh. Pra, nuk ka prekur artieret por vetëm disa inde të buta”.
“Ne e kemi përcjell gjendjen e tij dhe gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.