Vrasja në Gjilan/ Shefi i Njësisë së Hetimeve Rajonale jep detaje për ngjarjen

Aktuale

Vrasja në Gjilan/ Shefi i Njësisë së Hetimeve Rajonale jep detaje për ngjarjen

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Remzi Azemi

Shefi i Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan, Remzi Azemi, duke e komentuar rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Gjilan, tha se ekziston dyshimi se në këtë incident janë të përfshira së paku dy armë zjarri.

Në bazë të dëshmive fizike që janë grumbulluar nga vendi i ngjarjes, mund të konfirmojmë se ekziston dyshimi se në këtë incident janë të përfshira së paku dy armë zjarri, por një verifikim më të hollësishëm do ta kemi pasi që të kryhen ekzaminimet e nevojshme të dëshmive të grumbulluara nga vendi i ngjarjes”.

Azemi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që hetimet po vazhdojnë me intensitet të lartë nga Policia dhe Prokuroria në Gjilan për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fokusi kryesor i policisë në Gjilan ka qenë grumbullimi i dëshmive nga vendi i ngjarjes dhe identifikimi i personave që mund të jenë të involvuar në lidhje me rastin dhe deri tani kemi arritur që të gjitha këto t’i kryejmë me sukses. Hetimet po vazhdojnë me intensitet të lartë për të pasqyruar komplet ngjarjen dhe cilat kanë qenë rrethanat që kanë sjellë deri te kjo ngjarje tragjike”.

Tutje Azemi ka thënë që gjatë hetimeve të deritanishme nuk kanë ndonjë informatë që mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë por që sipas tij, hetimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat