Ish kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesoresha universitare, Majlinda Bregasi, vlerëson se zhvillimet e fundit në Bosnje e Hercegovinë janë këmbanë alarmi për Kosovën.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se plani i ndarjes nuk ka vdekur, derisa populli është ai që e paguan faturën.
“Ajo që po ndodh në Bosnje është kambanë për Kosovën. Plani për ndarje që u ndal vetëm përkohësisht, nuk ka vdekur. Liderët që e përgatitën na dëshmuan se për pushtet nuk kursejnë as tokë e as fytyrë. Ata mund të kenë halle të tjera, por populli gjithmonë e paguan faturën”, ka shkruar Bergasi në Facebook.
Ai më tutje iu bëri thirrje qytetarëve që të kujtohen përpara se të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Kujtohuni për këtë përpara se të votoni. Kujtoni sa tokë iu fal Malit të Zi e sa tjetër u hodh në treg. Çdo gjë tjetër është lojë politike. Interesa ekonomike dhe meskinitet i frikshëm, të gjithë kundër Kurtit. A ka nevojë me e vizatu?”, shkroi Bregasi në Facebook.