PAMJE/ Kështu u prit Ekrem Hyseni në vendlindjen e Agim Veliut

Aktuale

PAMJE/ Kështu u prit Ekrem Hyseni në vendlindjen e Agim Veliut

Nga: P.R Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 19:51
Ekrem Hyseni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, do të përballet në balotazh me Agim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës.

Edhe pse në këtë fushatë nuk kanë pasur raporte të mira dhe Agim Veliu nuk është parë në mbështetje të Hysenit, ndryshe ka vepruar fshati Bradash i Komunës së Podujevës, është vendlindja e deputetit të LDK-së, njëherit ish kryetar i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Hyseni ka postuar disa foto, ku shihet se ai është pritur në këtë fshat nga një numër i madh i simpatizantëve të LDK-së.

“Përshëndetje nga Bradashi 💙 FALEMINDERIT! I juaji, Doku”, ka shkruar Hyseni, përcjellë “Bota sot”

Image
Image

 

.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat