Kështu deklarohet Albin Kurti për rritjen e të hyrave

Aktuale

Kështu deklarohet Albin Kurti për rritjen e të hyrave

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:21
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka deklaruar se përmes vettingut kanë nisur “qepjen e thesit të shqyer”.

Këtë deklaratë e ka bërë derisa ka komentuar rritjen e të hyrave prej 34 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se “populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e dinë që nuk vjedh qeveria”.

“Pra, si mund t’ia kërkosh një biznesi tatimin paradite kur lajmet në mbrëmje kanë treguar skandalet prej kryeministrit deri tek shumica e ministrave, kështu ka ndodhur në të kaluarën”.

“Kurrkush nuk ka qejf me qitë sene në një thes që është i shqyer. Qysh donë me e qit t’i senin në një thes të shqyer, bile bile e dimë prej përvojës jetësore kur shtimë sene në thes së pari e këqyrim a është i shqyer”, është shprehur Kurti.

Më tej, ka thënë se tani “populli po e sheh që jemi duke e qepur thesin, se që ka qenë i shqyer kjo nuk ka dyshim”.

Një shpjegim interesant Kurti ka pasur edhe për rëndësinë e rezervave shtetërore, të cilat ka thënë se tash e dy herë që bëhet kryeministër i gjen të zbrazëta.

“A dinë si i bie kjo çfarë kanë bërë qeveritë e mëhershme, është sikur me shti dru në koftor e nuk ki dritare hiç. Ti djeg dru, por temperatura që është jashtë të hyn brenda menjëherë, se nuk ki dritare”.

“E shteti është shtëpia e popullit, duhet me ja qitë dritaret. Në kuptimin ekonomik, rezervat shtetërore e kanë funksionin e imunizimit të ekonomisë”, ka thënë ndër të tjera shefi i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat