Faruk Dakaj ka shkruar një akuzë të rëndë se gjoja PDK po transporton njerëz nga Drenica e Peja për të mbushur sallat në Prizren.
E derisa jemi në fushatën e balotazhit, edhe këto akuza janë të pritshme dhe beteja për vota do të bëhet edhe më e ashpër.
E në balotazh Prizrenin e pret një garë mjaft e fortë kur dihet se përballë do të jenë VV-ja me Mytaher Haskukën dhe PDK-ja me Shaqir Totën.
Postimi i plotë:
Per me mbush koridorin e shkolles me njerez ne Korishe, PDK-ja paska transportu njerez prej Drenice permes Sami Lushtakut dhe prej Peje permes Adem Grabovcit.
Prontoo, vetem Prizrenasit kane te drejt vote ne Prizren