Pas takimit të Metës me Grenellin, Maxharraj kujton detaje për rrëzimin e qeverisë Kurti I

Aktuale

Pas takimit të Metës me Grenellin, Maxharraj kujton detaje për rrëzimin e qeverisë Kurti I

Nga: M.H. Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:08
Foto nga takimi

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me ish-të dërguarin special të ShBA-së për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Meta ka vlerësuar angazhimin e Grenell në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara tha se është kënaqësi ta ketë Grenellin në Shqipëri dhe në zyrën e tij.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë që Grenell është një qytetarë tashmë i thjeshtë i SHBA-ve edhe pse më herët ka qenë i deleguar për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Grenelli ka shkuar shumë larg duke ndihmuar edhe në rrëzimin e Qeverisë Kurti I dhe sjellur qeverinë Hoti, përcjell “Bota sot”.

E gjithë kjo lojë e Grenellit është kundër demokracisë dhe në dëm të vendit.

Shkrimi i plotë

President Ilir Meta ruaje prestigjin

Dje z.Presidenti Ilir Meta e paske pranuar zyrtarisht një qytetar të thjeshtë të SHBA-ve, ish ambasadorin Richard Grenell.

Unë nuk e di se çfarë pritje zyrtare në zyrën e Presidentit të shtetit të Shqiperisë mund t’i bësh një njeriut të thjeshtë vetëm pse ka nënshtetësin amerikane. Z.President si mund të bisedosh për marrëdhëneet e Shqipërisë dhe SHBA-ve me një njeri që nuk e përfaqëson askënd.

Aq më shumë z.President si munde ta pranosh zyrtarishtë këtë qytetar të thjeshtë kur dihet se ky njeri sa ishte në administratën Trump si i deleguar i tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë haptazi ia mbante anën Serbisë me qëndrimet e tij proserbe.

Por, ky njeri shkoi edhe me larg në kundërshtim me demokracinë amerikane kur haptas u përzi bile edhe urdhëroi Klanin e Isa Mustafës që për shtatë ditë ta rrëzojë qeverinë Kurti I. Qeveri kjo e zgjedhur ligjërisht me shumicën e votave të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2019, duke ndikuar haptasi që të sjellë qeverinë Hoti e marionetes së korruptuar Thaçi-Mustafa.

Pra, kjo ishte edhe kundër demokracisë amerikane duke e rrëzuar një qeveri demokratike e zgjedhur me votën e popullit dhe duke e dërguar një qeveri marionete të korruptuar deri në fyt nga krimi i organizuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat