ShBA nuk kanë interes përzierjen në procesin zgjedhor, por heqjen e mangësive - përzierja varet nga Vuçiq, thonë bisedues të gazetës “Danas” transmeton “Bota Sot”, çështja e ndikimin amerikan në zgjedhjet në Serbi u hap pas publikimit të pyetjes së kongresistit Xhim Kosta, që pyeti Eskobar për gjendjen e medieve në zgjedhjet e Serbisë.
„Ka raporte të përkeqësimit të situatës kur flitet për çështjen e zgjidhjeve të lira në disa pjesë të Ballkanit, përfshirë Serbinë. Derisa presim zgjedhjet presidenciale edhe parlamentare në pranverë, na intereson në çfarë mase administrata e ShBA-ve angazhohet për përmbushjen e kushteve për zgjidhje të lira edhe korrekte? Si mund të bashkëpunojmë me partnerët e BE-së për mundësimin e sigurisë në zgjedhjet në regjion” ishte pyetur Eskobar.
Deputeti i SNS dhe shefi i delegacionit të Serbisë në Kuvendin parlamentar të NATO-së Dragan Shormaz për “Danas” tha se nuk sheh se amerikanët janë të interesuar për diçka të tillë fundja nuk kanë edhe pse.
“Doni të thoni se Parlamenti Evropian nuk ishte i aftë të krijoj kushte, ata kanë thënë çka nuk është në rregull e një pjesë e opozitës me atë mbeti e pakënaqur, sepse menduan se PE të ju sjell fitore dhe të ndalohet Vuçiq të kandidohet- nuk ka asgjë nga kjo” tha ai.
Si një person që ishte në shtabin zgjedhor të Koshtunicës në vitin 2000, tash kushtet janë larg më të mira se kur pat fituar opozita “ Mbathni çizmet e dilni te populli të merrnin mbështetje, ndërsa PE, SHBA dhe Kongresi amerikan nuk ja u fitojnë zgjedhjet. Pse do përzihen kur e dinë se ka kushte. Ata para një viti thanë se partitë duhet të dalin në zgjedhje , por nuk i dëgjuan” tha Shormaz.
Pranimi nga Eskobar i një subjekti politik nga Serbia, nuk do thotë se janë biseduar çështje të brendshme të Serbisë që është kandidate për anëtarësim në BE.
Dushan Lj. Milenkoviç nga Qendra për dialog shoqëror dhe iniciativa regjionale thotë se nuk pret presione nga BE lidhur me kushtet zgjedhore, „sepse Vuçiq është partner me rëndësi i për ta në Ballkan që siguron stabilitet dhe mundësi për interesa ekonomike që për ta është më e rëndësishme se demokracia “.
“Pra, në atë moment që ShBA nis presionin ndaj Vuçiq rreth demokracisë dhe sundimit të ligjit, kjo do të jetë për humbjen e pozitës së njeriut që bënë çdo gjë që ShBA kërkojnë nga ai” –tha Milenkoviç.
Edhe Dragan Popoviç nga Qendra për politikë praktike shprehet se ShBA nuk kanë nevojë për ndërhyrje, „posaçërisht pasi me ndërmjetësimin e BE-së u arrit marrëveshje, edhe pse opozita nuk ishte e kënaqur.
Burime nga gazeta thonë se bazuar në punën e shërbimeve informative, Eskobar mund të “përzihet”, nëse Amerika sheh interesin në atë çështje.
Kjo mund të ndodhë nëse Serbia luan me besimin që kanë ata dhe nuk përmbush premtimet dhe në rastin më të keq nëse nis përmbushjen premtimeve që ka bërë ndaj Federatës Ruse.
Prandaj çdo gjë varet nga vetë Vuçiq dhe sjellja e tij, nëse bashkëpunon me ShBA, do e lënë të punojë, nëse jo do marr goditjen ku i dhemb thonë burime të gazetës.
Takimi mes Vuçiq edhe Putin mund të jetë kyç rreth raporteve në të ardhmen.
Sipas analistëve ndikim i mjaftueshëm do të ishte nëse ndikohet në vendimin që zgjedhjet të ndahen , më saktë zgjedhjet parlamentare mos të jenë së bashku me ato presidenciale dhe për Beogradin.
Kjo do të qetësonte deri diku opozitën, do kishte më pak konflikte rreth listës parlamentare, që do ndikonte mjaftueshëm në atmosferën zgjedhore.