Vetëvendosje nuk e voton Raportin financiar të ish-Qeverisë Hoti

Aktuale

Vetëvendosje nuk e voton Raportin financiar të ish-Qeverisë Hoti

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:47
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

(E plotësuar 12:56) - Me gjashtë vota kundër, dy pro, anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e kanë votuar Raportin Vjetor Financiar të Qeverisë për Buxhetin për vitin 2020.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se mjete e praruar kapin shifrën e 2 miliardë e 207 milionë euro.

“Gjithsej pranimet, përfshirë të hyrat dhe të barturat ishin në shumën e 2 miliardë e 207 milionë euro, kurse pagesat gjithsej 2 miliardë e 335 milionë euro”.

“Bilanci i fondeve më 31 tetor 2020 ishte 330 milionë euro, kurse saldo fillestare e fondeve me 1 janar 2020, ishte 458 milionë euro, me ulje të ulje te bilanceve të ruajtura për 128 milionë euro në fund të vitit”, u shpreh ministri Murati.

“Deficiti buxhetor me rregullën fiskale të ndryshuar me vendim të Kuvendit -5.2 për qind e BPV, si dhe rregullin e deficit buxhetor që nuk e tejkalon 6%”.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer raportin vjetor të auditimit dhe e ka dorëzuar në ministri të Financave dhe në konsultim me ministritë e linjave, ka përgatitur menaxhimin e financave publike, rritjen e llogaridhënies menaxheriale, dhe ky plan i është dorëzuar auditorit sipas afateve ligjore”, tha Murati. 

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se ka pasur vonesa në ekzekutimin e pagesave të subvencioneve të bujqve.

“Ne takojmë shumë fermerë dhe ka pasur një problematikë se nuk kanë dalë e me shqyrtuar sesa kanë mbjellë. Te pjesa e monitorimit qalojmë më shumë, e sidomos te pjesa e fermerëve dhe për këta arsye mendoj që mjetet i marrin me vonesë”, tha Lushtaku.

Ndërkaq për këtë pyetje i shkurt ishte ministri, i cili tha se që nga marrja e mandatit nuk do të lejojnë vonesa e as keqpërdorime në subvencione.

Tutje ai tha se për vonesat në të kaluarën mendojnë t’i riparojnë.

Miratohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2021

Me vota unanime, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2021.

Raportin e ka prezantuar sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili tha se shpenzimet nëntëmujore të vitit 2021 krahasuar me shpenzimet e vitit 2020 janë më të larta.

"Paga dhe meditje 5.605.549 euro ose 99.98 përqind e buxhetit nëntëmujor, ose 67.62 përqind e buxhetit vjetor. Mallra dhe shërbime 501.191 euro ose 37.28 përqind e buxhetit nëntëmujor ose 21 38 përqind e buxhetit vjetor. Shpenzime komunale 130.036 përqind ose 78.93 përqind e buxhetit nëntëmujor ose 63.43 përqind e buxhetit vjetor. Subvencione dhe transfere 8.800 euro ose 9.16 përqind e buxhetit nëntëmujor ose 6.29 përqind e buxhetit vjetor. Shpenzime kapitale 276.134 euro ose 21.53 përqind e buxhetit nëntëmujor", tregoi ai.

Komisioni ka miratuar edhe raportin me Amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. Ndërsa komisioni nuk ka miratuar Raportin Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2020 dhe as raportin Vjetor Financiar i KOSTT për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat