Një nga gjërat më të rënda që kanë ndodhur në luftë dhe madje pas saj, është se dikush përveçse ka urdhëruar vrasjet politike, ka kërkuar edhe gjymtimin e kufomave.
Tradita zakonore
Sipas traditës së lashtë shqiptare të mbijetuar në Kanun, përdhosja e kufomës ishte e ndaluar. Madje dorasi ishte i detyruar ta deklaronte vrasjen, qoftë edhe nëse ishte gjakmarrje.
Një nga gjërat më të rënda që kanë ndodhur në luftë dhe madje pas saj, është se dikush përveçse ka urdhëruar vrasjet politike, ka kërkuar edhe gjymtimin e kufomave.
Tradita zakonore
Sipas traditës së lashtë shqiptare të mbijetuar në Kanun, përdhosja e kufomës ishte e ndaluar. Madje dorasi ishte i detyruar ta deklaronte vrasjen, qoftë edhe nëse ishte gjakmarrje.
Nëse kjo ndodhte atëherë do t'kërkohej dy herë gjak, një për vrasjen, një për gjymtimin e kufomës!
Kjo temë nuk është trajtuar asnjëherë. As nga politika dhe as nga mediat, me përjashtim të ndonjë reagimi të ndonjë gazetari.
Partitë politike, më se shumta, si LDK-ja për disa vite e ka ngritur në fushatë çështjen e vrasjeve politike, madje duke përmendur vetëm disa nga emrat më eminentë të saj, ose edhe ndonjë emri të bërë popullor nga mediat.
Asnjë listë të saktë se ka publikuar asnjëherë LDK-ja, madje asnjë numër. Ndoshta edhe për shkak të propagandës agresive nga kundërshtarët e saj politikë, se kinse ajo po harton dosje për gjykimin e ‘komandantëve’ dhe heronjve.
I vetmi, që e ka përmendur një shifër është Lutfi Haziri, ndërsa këtë e ka bërë nga Shqipëria Sali Berisha, duke e ngritur si çështje jo rrallë rastin e vrasjeve politike dhe duke akuzuar hapur edhe drejtues të SHIK-ut (SHISH-it) në Shqipëri, për përfshirje në vrasje apo edhe në organizim të tyre.
Mbi 100 vrasje politike, viktima veprimtarë të LDK-së
Berisha e ka akuzuar disa herë Fatos Klosin, i cili ka udhëhequr me Shërbimin Inteligjent të Shqipërisë.
Berisha deri më tash është i vetmi që flet për 200 vrasje politike, anëtarë të LDK-së.
“200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit”, është shprehur ndër të tjerë ish Presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Ndërsa, Lutfi Haziri jep një numër më të vogël, por të paktën është i vetmi që jep një shifër shumë më të madhe se sa nga emrat që dalin në opinion, pasi realisht, përveç nëse mund ta ketë gjykata speciale, nuk është bërë ndonjëherë publike ndonjë listë me kaq shumë emra.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se janë 113 persona të vrarë si pasojë e dhunës politike në Kosovë. “113 të vrarë si dhunë politike që është e dhimbshme”, thoshte Haziri, por argumnentonte më vonë se 112 ishin deri në vitin 2000, duke argumentuar se po të mos sillej paqësisht Rugova, numri i viktimave të LDK-së do të ishte shumë më i madh.
Listës të shënjestruarve për t’u vrarë i printe presidenti Rugova.
Nga ajo listë ai nuk u hoq kurrë. Dy atentate të regjistruara pas luftës.
Madje ka jo pak zëra që shprehen se edhe vdekja e Rugovës, pavarësisht sëmundjes së rëndë, mund të ishte pasojë e përdorimit të ndonjë agjenti kimik kundër tij. Po ashtu ka dyshime serioze edhe për nxjerrjen në pritë të Zahir Pajaziti, pra për një komplot brenda lëvizjes së majtë, që përpiqej për organizim lufte.
Një renditje e përafërt, por që nuk përfshin vetëm mbështetësit e Rugovës, sipas një kalendari kohor, e para vrasje e regjistruar me motive politike, rezulton ajo e gazetarit Ali Uka në vitin 1997, pasohet me Ilir Konushevcin (9 maj 1998), ministrin Ahmet Krasniqi, Sadri Ramqen, Enver Malokun, ushtaraku Rashit Mustafa “Karadaku”, Haki Imeri, Behajdin Hallaqi së bashku me Shaban R. Shalën, Agim Qela, Mirush Dakaj, ushtaraku Ekrem Rexha – Drini, e Shaban Manajt etj.
Mandati i gjykatës speciale lidhet me hetimin e rasteve të vrasjeve nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të vitit 2000, ku të dyshuar janë udhëheqës të lartë të UÇK-së disa prej të cilëve mbanin postet në nivelet më të larta qeverisëse në Kosovë, kishin kryer krime të rënda, përfshirë dhe krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Rastet e vrasjeve pas vitit 2000
Aktualisht ende nuk ka një interpretim të saktë juridik, por që lidhet më shumë me pritshmëritë, nëse kjo gjykatë do të merret edhe me rastet e vrasjeve pas vitit 2000, ku përfshihen vrasjet si: e Ismet Rracit, ish kryetar i Klinës, e deputetit Smajl Hajdaraj Bekim Kastratit gazetar i “Bota sot” e Besim Dajakut truproje i Ibrahim Rugovës, Ukë Bytyçit, kolonelit Tahir Zemaj-2003, Kosovë e Albert Zeqiraj, Sebehate Tolaj, e Isuf Haklaj, të vrarë me 2003, e deri tek vrasja e fundit politike e regjistruar Bardhyl Ajetit (2005), ndonëse vrasjet kanë vazhduar edhe pastaj, kryesisht për fshehjen e gjurmëve të vrasjeve. Kjo është pasuar me ekzekutimin e grupit të ekzekutuesve. Po ashtu në këto krime hyjnë edhe atentatet, që nuk u realizuan plotësisht qëllimet e porositësve, ku ishin provuar të vriteshin, Sabri Hamiti, i mbetur i plagosur me tre plumba 1999, Ismet Arifi, më 3 nëntor 1999; Fetah Rudi, i mbetur i palëvizshëm nga atentati i bërë në vitin 2000, Nezir Gara, i cili sulmohet rëndë fizikisht, por i shpëtoi vrasjes më 25 shtator 1999; Gani Geci u plagos më 19 tetor 2001, në sulmin ku mbetën të vrarë Bekim Kastrati e Besim Dajaku.
Ish-deputeti, Adem Salihaj, i pat shpëtuar atentatit në qershor të vitit 2000. Dy muaj më vonë u provua të vritej kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e më vonë edhe Ejup Visoka, i cili mbeti i plagosur.
Gjymtime dhe djegie kufomash
Nga këto raste dihet se disa prej kufomave u gjymtuan. Për ndonjë prej tyre u kuptua vetëm disa vite pas luftës, si për shembull për vrasjen e komandant “Karadakut”.
Por, asnjëherë, nga asnjë politikan në vitet e pas pavarësisë nuk është shtruar publikisht, se meriton ndëshkim publik, kushdo që ka porositur gjymtimin e kufomave.
Edhe kufomat që nuk iu dorëzuan familjarëve, si ajo e Behajdin Hallaqit, Shaban Shalës... konsiderohen krime të dyfishta, njësoj si ajo e kolonelit Rashit Mustafa ‘Karadakut”, Shaban Manajt... dhe ndonjë tjetër.
Vetëm 6 vjet pas çlirimit u gjet kufoma e komandant “Karadakut” me 28.06.2005 në Bardhaniq të Gjakovë. Vetëm atëherë u kuptua se kufoma nuk ka qenë e plotë. Ndërsa, ceremonia e varrimit u bë vetëm pas gati dy vite e gjysmë me 17.12.2007.
Edhe trup i avokatit Shaban Manaj, pas ekzekutimit u dogj, duke shënuar një nga rastet më të tmerrshme të krimeve, plotësisht në kundërshtim me traditën shqiptare.
Vrasjet e tilla shpalosin egërsinë e atyre që urdhëruan këto krime, dhe natyrën e tyre hibride, pra që vjen nga një kulturë jo shqiptare.
Por, vetë gjykata speciale, dhe krimet e tilla të rënda parashohin zbatimin e dënimit të dyfishtë nga gjykata speciale për viktimat e tilla ndaj dorasëve dhe porositësve të vrasjeve (politikanëve)!?