Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka komentuar veprimet e presidentes Vjosa Osmani, të cilën e kritikoi për veprimet të njëanshme dhe madje jo të ligjshme.
Ai tha se Osmani edhe në krye të Presidencës po vazhdon të veprojë sikur të ishte pjesë e Vetëvendosjes.
Megjithatë, Osmanit i lë një pjesë të meritës për rritjen e LDK-së.
“Vjosa ka qenë kandidate e jonë për kryeministre dhe ne pa Vjosën si LDK i kemi pasë diku 185 mijë vota. Me Vjosën kemi arritur ta kapërcejmë këtë dhe të shkojmë në 205-206 mijë dhe këtë margjinë e konsideroj më shumë si kontribut të saj. Ka pasë më shumë gra dhe të rinj që e kanë votuar dhe e kam vlerësuar këtë si kontribut të veçantë”.
Mustafa tha se me "Osmanin nuk ka kontakte që kur ajo ka kaluar në Kuvend derisa për përjashtimin e saj nga LDK-ja tha se ishte i detyruar të ndërmerrte masat meqë “ai që mban pozitë drejtuese në LDK nuk mund të shprehet dhe veprojë kundër vendimeve të LDK-së”.