Sonte është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Përparim Rama i LDK-së, dhe Arben Vitia i LVV-së u përballën për herë të parë në një debat televiziv.
Pas përfundimit të këtij debatit, ka reaguar avokati Tomë Gashi.
Ai thotë se, Prishtinës i duhet Arben Vitia për 144 arsye.
Sipas tij, nuk duhet të humbet rasti që me Arben Vitinë në Pristhinë dhe me Albin Kurtin kryeministër, Prishtina t’i ngjajë Tiranës.
Reagimi i plotë:
Edi Rama ishte kryetar i Tiranës për 12 vite, por Tirana u bë ajo që është sot vetëm kur pushteti lokal dhe ai qendror ishin i të njëjtës parti.
Normal që Prishtinës i duhet Beni për 144 arsye dhe mos të humbim rastin që me Dr. Arben Vitia Kryetar dhe me Albin Kurtin Kryeministër së paku Prishtina jonë t’i ngjajë Tiranës tonë.
Me Benin për Prishtinën
Me Albinin për Kosovën
Me të dy bashk jemi shumë më mirë.