Para balotazhit të 14 nëntorit, janë përballur në një debat televiziv kandidatët për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje e Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në duelin mes tyre ku pati edhe shumë përplasje, Vitia e Rama shpalosën programin e tyre për katër vitet e ardhshme në Prishtinë.
Gjatë këtij debati pati të hapur edhe një sondazh live nga televizioni, por që i njejti në fund nuk u publikua me shifra.
E i njejti, në rrjetet sociale është komentuar si sondazh që e shpall fitues Arben Vitinë me 55 % të votave kundrejt Ramës me 45%.