Kanditatët për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe Përparim Rama, janë përqafuar mes vete pas përballjes së mbrëmshme.
Përqafimi i tyre erdhi pas thirrjes së moderatorit të emisionit.
“Besoj që edhe për shikuesit mund të ngritemi në këmbë dhe t’ia japim dorën njëri-tjetrit”, tha Adriatik Kelmendi.
Kjo deklaratë e tij u përcjell me buzëqeshje nga dy kandidatët, të cilët më pas u përqafuan.