Kurti flet për arkivat: UÇK-ja ka qenë ushtria më transparente

Aktuale

Kurti flet për arkivat: UÇK-ja ka qenë ushtria më transparente

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 07:58
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur  për temën e hapjes së arkivave të shtetit, duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK), ka qenë ushtria më transparente që ka njohur rajoni ndonjëherë.

Sipas tij, ka mjaft dokumentar e libra që janë tregojnë gjithçka për luftën e UÇK-së.

Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë fejton…UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur jo vetëm rajoni jonë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çfarë është dokument i luftës tonë çlirimtare, është, është arkivë e Kosovës sot, që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK-un, Tribunalin e Hagës, EULEX-in dhe për publikun e gjëra”, u shpreh Kurti në ATV.

Ai tha se qëllimi i Serbisë është të mbrohet, sepse është ajo që s’i ka hapur arkivat e saj.

“Serbia dëshiron të aludojë se ju keni gjëra që i fshehni, që s’është e vërtet. Ndërkohë që me këtë ofensivë të saj, ajo po dëshiron të mbrohet, fakti se ajo s’i ka hapur arkivat” tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat