Preleviç: Vuçiq po përpiqet në të njëjtën kohë të paraqitet edhe si mbrojtës i muralit të Ratko Mlladiçit edhe si ata që e sulmojnë

Aktuale

Preleviç: Vuçiq po përpiqet në të njëjtën kohë të paraqitet edhe si mbrojtës i muralit të Ratko Mlladiçit edhe si ata që e sulmojnë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Anëtari i Kuvendit të “Serbisë së Lirë” Bozho Preleviç ka deklaruar se presidenti Vuçiq po përpiqet të paraqitet si ata që mbrojnë muralin e Mlladiçit në Vraçar si dhe si dikush që mbron sulmuesit e muralit, këtë ai e tha n[ N1 TV, ku shtoi se anëtarja e subjektit “Serbia e Lirë” Aida Çoroviç me plotë të drejtë reagoi kur hodhi vezë në muralin e Mlladiçit, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se aferat tashmë të njohura “Ivanjica, Belivuk edhe apo miratimi i ligjit i referendumit në dyer të vogla” mbetën nën vëzhgimin e radarit.

Para bashkësisë ndërkombëtare do të thotë: ‘ Unë nuk kam asnjë lidhje me atë problem’, ndërsa para lindjes dhe të djathtëve që prodhon dhe i sjell aty dhe që organizon çdo gjë për të u paraqitur edhe nga njëra edhe nga pala tjetër, ndërkohë që kalojnë shumë gjëra nën radar të pavërejtura” tha Preleviç.

Ai përkujtoi se Serbia e ka pranuar Gjykatën për krime ndërkombëtare, ka ratifikuar Konventën për gjenocid të 1948 dhe në vitin 2010 vetë ka sjell deklaratën ku distancohet nga krimi në Srebrenicë dhe fton Gjykatën ndërkombëtare të dënojnë kryesit.

“Por, pastaj në kundërshtim me këtë lejon murale, e vendos policinë të ruaj ato dhe arreston njerëz që kundërshtojnë muralet e kriminelëve” tha ai, duke shtuar se porosi të tilla janë skizofrenike

“Këto porosi që iu dërgon të rinjve, iu përzieni mendjen, ju prezantoni historinë e Serbisë në mënyrë të gabuar për të prodhuar djathtist” tha ai.

Sipas tij, regjimi i Vuçiqit që nga 2012 ka krijuar spirale duke “iu dhënë njerëzve të rinj informata të rrejshme edhe pasakta , duke krijuar djathtist”. “I gjithë trupi votues po shkon kah e djathta, ata që nuk e pranojnë këtë ikin jashtë vendit, ndërsa subjektet politike nisin të orientohen ka e djathta” tha Preleviç.

Kjo sipas tij vetëm se e largon “Serbinë nga BE dhe nga parimet e saj demokratike”.

Lidhur me daljen e bashkuar në zgjedhje nga opozita ai ka theksuar se liderët nuk duhet të jenë në listë, bartës të listave të jenë figura jopartiake.

Ky është propozim që mund të rezultojë me rezultat, nëse nuk pranohet atëherë “Serbia e Lirë” do krijojë e vete një listë të atillë.

Prelviç u shpreh se në zgjedhje nuk duhet shtrohet çështja “Gjilas apo Vuçiq”, por “demokracia apo autokracia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat