Analsiti Skënder Mulliqi ka kometuar situatën politike në vend, me theks të veçantë ligjet dhe rregullimet e brendshme.
Sipas tij, Kosova ende nuk ka arrritur alternativa të mira, të rregullimit të brendshëm, dhe as të funksionimit të rendit dhe të ligjit.
Shkrimi në Facebook:
Nëse ligjet ia përshtatim shoqërisë, atëherë shteti mund të ketë rregullime të brendshme të ndryshme. Sigurisht se secili shtet dallohet dhe i ka specifikat e veta të rregullimit të brendshëm. Ka shtet për të cilën është derdhur shumë gjak, ku për të janë burgosur dhe janë vrarë shumë njerëz. Ekzistojnë shtete në botë, ku për të cilët janë vrarë edhe fëmijët (siç është Kosova), ka shtete vetëm të funksionarëve të lartë, ata që vetëm ndajnë paga, ekzistojnë shtete sundimtarësh si hapësirë që atyre ju mundëson të sundojnë me strukturat e veta patologjike, të cilët na paraqiten edhe si figura të rëndësishme historike! Kemi shtete të pa zhvilluara ku sundojnë kryesisht njerëzit me logjikë fshatareske, me pa aftësi inteletuale, por që megjithatë arrijnë të bëhën faktorë të rëndësishëm, edhe pse shtetin e kthejnë në banditizëm dhe në plaçkë…!
Kemi realitete shoqërore dhe politikë të ndara, dhe mirë është kjo sepse në botë nuk kemi vetëm regjime sundimtarësh..! Kur një shtet ka rregullim të mirë të brendshëm, atëherë edhe mund të themi se kemi të bëjmë me një shtet të civilizuar. Kemi edhe shembuj , kur një shtet ngritet lartë, por që më vonë ka mundësi të degradimit në demokratizim dhe në tolerancë. I shkrova këto radha lexues të ndëruar, sepse edhe Kosova ende nuk ka gjetur alternativa të mira, të rregullimit të brendshëm, dhe as të funksionimit të rendit dhe të ligjit, për tu bërë kështu konkurrencë, shteteve të civilizuara në Evropë.