Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arton Lajqi, ka humbur jetën sot tragjikisht në Rugovë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Niçki, i cili tha dyshimet e para janë se viktimës i ka rënë lisi, si dhe ka shtuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, tha ai.
Për vdekjen e Lajqit kanë shkruar në Facebook edhe shokë të të ndjerit.