Kurti: Një energji si e Mimozës i duhet Gjakovës për t’u gjallëruar

Aktuale

Kurti: Një energji si e Mimozës i duhet Gjakovës për t’u gjallëruar

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Mimoza Kusari dhe Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, sot ka shkruar në Facebook edhe për kandidaten e VV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila do të garojë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me Ardian Gjinin e AAK-së.

Kurti tha se Kusari-Lila e ka dëshirë që ta shohë Gjakovën ta lulëzojë.

“Ajo e ka këtë dëshirë. Ta shohë Gjakovën të lulëzojë. Të gjithë ne bashkë në Lëvizje e ndajmë këtë shpresë. Ta përparojmë Gjakovën më mirë sesa ka qenë ndonjëherë. Mimoza do t’i mungojë Grupit tonë Parlamentar si drejtuese, por nuk ka deputet të VETËVENDOSJE!-s që nuk mendon se Gjakova është shumë e rëndësishme dhe duhet lënë në duar të sigurta e mendje kreative”, tha Kurti.

“Gjakova është më e bukura e ngjyrave, më e vendosura e ndryshimit, është bajraku i fitoreve tona. Me Mimozën, Gjakova nuk mbetet histori, por ardhmëri”, shkroi shefi i Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat