Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka publikuar pamje nga tubimi i kësaj partie në Podujevë.
Ai ka thënë se LDK-ja po rikthehet pikërisht aty ku mori shuplakën e rëndë politike rreth një vit më parë, përcjell Bota sot.
Bislimi është shprehur i bindur se Ekrem Hyseni do të jetë kryetar i ri i Podujevës.
Postimi i tij në Facebook:
Pikërisht aty ku morëm shuplakën më të rëndë politike rreth një viti më parë, po aty sot po vuloset rikthimi i madh i LDK-së! Llapi po e rikthen besimin në LDK e po e bën Dokun kryetar komune në Podujevë!
Doku është jo vetëm vlerë e shtuar për LDK-në, por edhe frymëzim e bekim për vet llapjanët!
Qofsh gjithherë faqebardhë miku im Dr. Ekrem Hyseni, e fitorja juaj në Podujevë me 14 nëntor qoftë ogurbardhë edhe për fitoret tjera të LDK-së në balotazh!
#LDK160 #Fitore