Ish ambasadori dhe drejtori i KIPRED, Lulzim Peci në një postim të tij në Facebook shkruan se dikur Serbia i kishte vënë syrin Bosnjës, por kur nuk ia arriti iu kthye Kosovës dhe Maqedonisë.
E sipas tij, kur i humbi të dyja, po e bën lojën e kompenzimit që për qëllim ka marrjen e Veriut të Kosovës dhe destablizimin e Malit të Zi.
Ish ambasadori Peci thotë se ҫfarëdo deklarimi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është vetëm ndihmesë e Beogradit.
Postimi i plotë:
Serbia, deri në vitin 1878 ia ka pas vu syrin Bosnjës, por pasi ajo u aneksua nga Austro- Hungaria me vendimet e Kongresit të Berlinit, ju kthye Kosovës (dhe Maqedonisë).
Tani, pas më shumë se dy dekada që i humbi që të dyjat, është duke e bërë lojën e kompenzimit, që për qëllim e ka marrjen e Republikës Serbe dhe/apo veriun e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe lojën me destabilizimin e Malit te Zi.
Me këtë rast duhet të kemi parasysh se ҫfarëdo deklarimi, si në Prishtine ashtu edhe në Tiranë për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, është vetëm ndihmëse e Beogradit për këtë skenar ogurzi, i cili duhet të diskreditohet pikë së pari nga vendet e rajonit dhe vetë klasa politike shqiptare.