​Gërvalla takon Widinger e Bilek, diskutojnë për integrimet evropiane

Aktuale

​Gërvalla takon Widinger e Bilek, diskutojnë për integrimet evropiane

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:39
Pamje nga takimi

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka pritur sot në takim të përbashkët ambasadorin e Austrisë në Prishtinë Christoph Weidinger dhe udhëheqësin e Misionit të Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Takimi vjen si vazhdimësi e iniciativës së grupit trepalësh Austri, Çeki dhe Sllovaki për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në politikat, programet dhe aktivitetet e BE-së, në mënyrë që të avancojnë në rrugën drejt integrimit evropian.

Palët diskutuan lidhur me fushat në të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për mbështetje më të madhe nga BE-ja.

Në këtë kontekst u përmendën procese dhe projekte që u sjellin përfitime direkte qytetarëve siç është lëvizja pa viza në rajon, agjenda e gjelbër, transporti, inovacioni, programet për të rinj, arsimi dhe programet për shkëmbime, komunikimi strategjik, siguria dhe stabiliteti në rajon e shumë fusha të tjera.

Ministrja Gërvalla shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të qenë pjesë aktive në iniciativat që i trajtojnë si të barabarta vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është e përfshirë BE-ja dhe nga të cilat përfitojnë qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat