Kështu Kurti e përshëndeti Macronin në Forumin e Paqes

Aktuale

Kështu Kurti e përshëndeti Macronin në Forumin e Paqes

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:34
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Në këtë forum, Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Një fotografi nga kjo përshëndetje e ka postuar Arianit Beqiri i cili është pjesë e stafit të Kurtit, ku tha se ky i fundit po vazhdon ta përfaqësoj vendin dinjitetshëm në Paris.

“Foto nga përshëndetja e presidentit Macron me kryeministrin Kurti në Samitin e Paqes. Më vonë edhe shumë aktivitete të tjera”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e tij në Facebook.

Forumi i Paqes në Paris do të mbahet këtë të enjte dhe të premtën në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat