Drejtori ekzekutivi i Albanian-American Association, në SHBA, Skënder Karaçica ka reaguar ndaj presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Karaçica, në një reagim dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se, Pandarovski e ka ‘këshilluar’ Amerikën, duke thënë se SHBA nuk e ka prioritet Kosovën në politikën e jashtme.
Ai shkruan se shteti maqedon ishte dorë e zgjatur e regjimit në ish-Jugosllavi dhe krahu i djathtë i Serbisë kundër Kosovës.
Shkrimi i plotë dërguar gazetës “Bota sot”
Pendarovski i Maqedonisë... po e “këshillon” Amerikën (!)
Presidenti i shtetit (kontestues) të Maqedonisë, Pendarovski paska marr yryshet e tij nacionaliste të njohura kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
Në intervistën “ekskluzive” në TV21 ai ka theksuar se Amerika nuk e ka Kosovën prioritet të politikës së jashtme (sic!), sikundër në vitet 1990-1999, ishte kjo “këshilla” për Amerikën (!).
Kujt i duhet kjo “diplomaci” kuturu nga bulevardi i Shkupit, kur e kur, politika antishqiptare e regjimeve të kohës komuniste dhe tashti në kohen e demokracisë, politika aktuale e këtij shteti gjitherë ishte dorë e zgjatur e regjimit në ish-Jugosllavi dhe krahu i djathtë i Serbisë fashiste për baraspeshën e kohës politike kundër Kosovës!
Shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, nuk i duhet “diplomacia e hollë” e shtetit të Maqedonisë... dhe deklarata antishqiptare e presidentit të shtetit të (kontestuar) nga fqinji i tij Bullgaria, për të dhënë “këshilla” shtetit mik të përjetshëm të Amerikës për çështjen e Kosovës...!
Pendarovski harron se në hapësirën e këtij shteti me një të ardhme të brishtë Maqedonia... aty jetojnë 45% të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën etnike dhe, sa herë flitet për çështjen shqiptare nga çarqet e fqinjve tanë, mos të harrojnë se në shekullin e kaluar i kanë grabitur tokat tona!