Dy kandidatët për të parin e Prishtinës, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga VV po shpalosin programin e tyre për kryeqytetin.
Në emisionin DebatPernime, Përparim Rama i thotë Arben Vitisë se, do të mbahem mend që me punën e tij profesionale e ka vendosur Kosovën në harta të botës.
Ndërsa, i thotë Vitisë se ai do të mbahet mend për keqmenaxhim të pandemisë dhe humbje të 130 mijë vaksinave, të cilat do të shpëtonin jetë njerëzish.
Të dielën këta dy kandidatë do të përballen në balotazh.