Në debatin që po zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga LDK, dhe Arben Vitia nga Vetëvendosje, ky i fundit deklaroi se me menaxhimin e tij si Ministër, Kosova ndodhet në situatë më të mirë sa i përket Covidit.
E pas kësaj deklarate të Vitisë, ka reaguar ish Ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj.
Sipas Zemajt, Kosova ka thyer rekorde të zeza me Vitinë si Ministër.
“Arben Vitia, mungesa e menaxhimit tënd, ka bërë që Kosova ti thyej të gjitha rekordet e zeza-për nga vdekshmëria dhe numri i të të infektuar me Covid-19. Vizatoja, Përparim🙏”, ka shkruar Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot”.