Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur lajm të rremë, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiç, se Serbia e paguan atë për lobim.
Grenell e ka quajtur shpifje dhe gënjeshtër një pretendim të tillë nga Janjiç.
“Nuk është e vërtetë që jam paguar nga Serbia. Ky është një lajm fake nga një individ që nuk më njeh mua dhe nuk e di se çfarë bëj unë. Dhe kjo është shpifje dhe gënjeshtër.
Nuk është e vërtetë dhe kjo është bërë nga njerëz vetëm për të bërë drama dhe lajme të rreme. Mos përsërisni lajme vetëm për klikime", ka thënë Grenell.