Rama: Uroj që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen më të mirë për Prishtinën tonë

Aktuale

Rama: Uroj që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen më të mirë për Prishtinën tonë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, pas debateve televizive me kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosja Arben Vitia ka uruar që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen më të mirë për Prishtinën.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, në veçanti kundërkandidatin e tij.

“Sonte, sikurse edhe mbrëmë, ishte kënaqësi, meqë pata rastin ta shpalos programin dhe projektet, në debat përballë kundërkandidatit tim, për ta udhëhequr Prishtinën.

Dua të ju falënderoj të gjithëve pafund që po ma shprehni dashamirësinë me mesazhe, e në veçanti Arbenit që e pata përballë, uroj që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen më të mirë për Prishtinën tonë. Dashni për Prishtinën!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat