Doruntina Maloku nga LDK ka reaguar ndaj kandidatit të VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili e ka sulmuar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama në debat, duke i thënë se ka ardhur nga diaspora.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur hipokrit Vitinë, duke thënë se ai nuk e do Ramën pse është nga diaspora, ndërsa që organizon fluturime e autobusë që diaspora të vijë ta votojë, përcjell Bota sot.
“Mërgimtarë, a jeni kësajde?” ka shkruar Maloku ndër të tjera në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Arben Vitia e sulmoi sonte disa herë Përparim Ramën se ka ardhë nga Diaspora për të kontribuar në Kosovë.
Çfarë hipokriti! I organizon fluturime e autobusë Diasporës me ardhë për vota, por nuk e do një pjesëtar të Diasporës për me udhëheqë një qytet.
Mërgimtarë, a jeni kësajde?