Visar Berisha, ish këshilltari i ish kryeministrit Avdullah Hoti, ka përshkruar figurën e kandidatit të LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas Berishës, Rama shquhet për atdhedashurinë e tij, që nuk ka armiq, por edhe ata që e kundërshtojnë i pranon në krah.

Postimi i plotë i Berishës:
Qysh m`doket mue Perparim Rama!
Për këta muej qe kam pasun rastin me vezhdue, here prej afer e here ne distance, Perparimi me ka impresionue me atdhedashunine e vet. Çka nënkupton kjo?
Dikush i cili nuk pranon me mohue te kalumen, por do me ia dhane asaj vendin e merituem. E don njeriun si te afërmin e vet, prandaj don m`u dhurue per mireqenien e tij dhe te shoqnise. Ai i cili s`ka anmiq e, edhe kur ata qojnë krye i pranon ne krah. Asht kryeshërbëtori i vendit te vet. Asht atdhedashës.
Kam qejf me besue se Perparimi me apo pa intencion përfaqeson vegëzen që na lidhë prajshem me kulturalistet e Kosovës së viteve `70, `80, `90. D.m.th asht një rezonim i atij botëkuptimi që në qendër e ka qytetari e Republikës si subjektin ma të nalte prej ku derivon lumtunia per te ardhemen.
U gëzofsh, djalë!