Kryeministri Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë.
Media ka kontaktuar me pjesëtarë të Qeverisë të cilët nuk është se kanë dhënë detaje për agjendën e Kurtit, por as edhe për atë se a do të jetë folës në këtë forum.
Forumi i Paqes në Paris do të zgjasë për tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor ku do të marrinpjesë 450 pjesëmarrës.
Kurti mbrëmë atje është përshëndetur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.