Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka bërë thirrje për të votuar për tre kandidatë për kryetar në tri komuna, Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Prishtinë duhet votuar Përparim Rama, në Prizren Shaqir Totaj, ndërsa në Gjakovë Ardian Gjini, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se vota për këta tre kandidatë është votë për partneritet me SHBA, NATO dhe BE.
Postimi i tij i plotë:
Votoni për Kosovën euroatlantike!
Vota për kandidatët e PDK, LDK dhe të AAK, për kryetar të komunave në balotazh, është votë për komunat evropiane, për partneritet me SHBA, NATO dhe BE si dhe për integrimet euroatlantike!