Deklarata e para pak ditëve e Arben Gashit se koalicioni LDK-VV u prish me urdhër të qartë të ish të dërguarit të presidentit Tramp për dialogun Kosovë-Serbi, është komentuar në faqen e njohur të Haki Imerit në Facebook.
Është bërë thirrje që pas deklarimeve të pavërteta të Gashit, ai duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet nga kryesia e LDK-së.
“Për deklaratat e rreme që ka lansuar Arben Gashi shefi i GP të LDK-së ditë më parë në lidhje se kinse Grenelli u ka dhënë ultimatum që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1 u mohuan nga Grenelli dhe Isa Mustafa, andaj Arben Gashi i Prek-ut të Bujar Bukoshit duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet nga pozicioni që mban, në LDK dhe në Parlament, nëse LDK-ja dëshiron të rikthehet si parti serioze në të ardhmen.
A i duhet LDK-së një ish polic belaxhi i shndërruar në një politikan mashtrues e rrencë siç është Arben Gashi?!”, thuhet në reagimin në këtë faqe.