Sa i përket njeriut të Trump, ish-ambasadorit Richard Grenell, avokati Ngjela theksoi se nuk ka ndonjë vlerë dhe se ai po kryen lobime, duke nënkuptuar dhe pagesat.
"Grenelli është akuzuar në lidhje me Moskën.
Politika amerikane ka rregulla drejtohet nga lidershipi i sotëm, gjithë të tjerët paguhen, lobimet paguhen se kjo është legale.
Këtu caktohet kur të vijë një zyrtar i SHBA-ve.
Amerika është vend i lirë, se erdhën senatorët, thanë ndonjë gjë për këtë Berishën, jeni në vete apo jo ", tha Ngjela.