”Bashkë për Prishtinën që duam”

Aktuale

”Bashkë për Prishtinën që duam”

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 14:26
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama është takuar me përfaqësuesin e organizatës Voice of Roma, me të cilët ka nënshkuar memorandumin për të drejtat e këtij grupi shoqëror.

“Ne duhet të punojmë bashkë për t’i zgjidhur problemet që një shoqëri si e jona të jetë e barabartë kudo pa dallime. Pra, Prishtina duhet të jetë për të gjithë”, ka thënë Rama.

Tutje në statusin e tij, Rama ka theksuar se Prishtina ka nevojë për secilin.

Postimi i plotë i Ramës:

“Prishtina, qytet që të bën për vete. Shumë njerëz që kanë vizituar Prishtinën nuk mund ta harrojnë ndjesinë e bukur dhe të ngrohtë që Prishtina ua ka dhuruar. Forca e këtij qyteti për të na bërë të dashurohemi me të është e madhe.

Së bashku me ekipin tim gjatë ditës së sotme patëm një sërë takimesh e vizitash. U takuam me organizatën “Voice of Roma”. Kjo organizatë është e angazhuar në krijim e një shoqërie të vërtetë multietnike dhe multikulturore në Kosovë, një shoqëri, ku Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët trajtohen si të barabartë dhe kanë qasje në mundësitë e njëjta sikurse të gjithë të tjerët, një shoqëri, ku këto grupe i njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë fuqizuar për t’i ushtruar këto të drejta.

Unë nënshkrova një memorandum për të drejtat e këtij grupi shoqëror. Unë e shoh këtë pjesë të shoqërisë si partnere. Ne duhet të punojmë bashkë për t’i zgjidhur problemet që një shoqëri si e jona të jetë e barabartë kudo pa dallime. Pra, Prishtina duhet të jetë për të gjithë.

Dashuria e madhe që kanë qytetarët për qytetin e tyre na tregon edhe njëherë sa shumë duhet punuar dhe angazhuar. Qyteti jonë ka nevojë për secilin.

Bashkë për Prishtinën që duam.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat