Pak më parë u raportua se një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në Deçan, ku një person ka mbetur i plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoj se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Kurse, i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga Policia e Kosovës
“Sot me datën 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me çrast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”, tha ai.