Avokati Arianit Koci ka komentuar debatet ndërmjet dy kandidatëve për komunë të Prishtinës, Arben Vitisë dhe Përparim Ramës.
Ai në një postim në Facebook tha se nuk i ka përcejllur debatet mes Vitisë dhe Ramës, derisa tregoi se shumëkush po habitet me këtë gjë.
“E sa për debate, bash hiç nuk më interesojnë - edhe me pasë kohë! Qe besa, edhe politika shumë pak më intereson”, deklaroi Koci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nuk e kam përcjellë debatin në mes të Arben Vitisë dhe Përparim Ramës.
Shumëkush po habitet.
Në anën tjetër, edhe une po çuditna me habinë e të njejtëve.
Habit ata, habit unë!
Sidoqoftë, me punu 12 deri në 15 orë në ditë - si më ndodh mua shpesh, nuk besoj që dikush ishte habitë, pse se kam shiqu debatin.
Sot kam dalë në punë në 6.00 të mëngjesit, dhe ende nuk jam kthyer në shtëpi.
Në fakt, pas orarit të gjatë të punës, krejt çka më intereson është relaksimi me ndonjë libër, biçikletë; me i ndihmu ndonjë personi apo kafshe, dhe me pushu.
Me u përgatitë për ditën tjetër.
Pëndryshe, jam bindë se njeriu e kryen obligimin ndaj shoqërisë, kur punon shumë dhe me seriozitet maksimal - i paguan tatimet dhe nuk i bën dëm askujt.
E sa për debate, bash hiç nuk më interesojnë - edhe me pasë kohë!
Qe besa, edhe politika shumë pak më intereson