Fjalët e Ramës në tubimin përmbyllës

Aktuale

Fjalët e Ramës në tubimin përmbyllës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:12
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, thotë se ka ofruar program të menduar mirë për kryeqytetin.

Ai në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit, tha se e vendos veten 100% në shërbim të Prishtinës.

“Ky vizion për Prishtinën të cilin e kam prezantuar qysh në ditët e para të kësaj gare nuk është rezultat i vetëm gjashtë muajve, por akumulim i përvojës sime profesionale e jetësore të deritanishme. Është analizë e gjatë që përmban zgjidhjet problemeve që kemi në qytet e në fshatrat tona. Programi ynë është hartuar në bazë të nevojave tuaja me projekte konkrete  të hartuara me qëllim për tu jetësuar.” tha Rama.

Kandidati për të parin e Prishtinës tutje tha se ka ofruar programin më gjithëpërfshirës që kryeqyteti ka pasur ndonjëherë

“Prishtinali të dashur që po na shikoni në televizion e që e di që jeni me mu. Jeni me mu të gjithë ju në qytet e në fshatra, e dini tashmë se kush prej nesh është më i përgatitur për këtë punë. Pra i kam hyrë kësaj gare me seriozitetin më të madh, me shpirt e me zemër për t'ia sjellë Prishtinës frymën e një kryeqyteti me karakter unik në botë.”

Rama u shpreh se me ekipin e tij nuk kanë servuar projekte për zhvillimin që e meriton kryeqyteti dhe bëri thirrje përsëri që të dielën të votohet ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat