I ndoqi me vëmendje dy kandidatët që garojnë për postin që ky mbanë aktualisht. Bile Shpend Ahmeti edhe qe aktiv për të përmirësuar Arben Vitinë e Përparim Ramën, ku në debatet televizive mendoj se gabuan.
Por, disa premtime që këta i bënë Ahmeti po i konsideron të lehta për realizim, meqë thotë që i ka kryer procedurat e do të ua lë gati kur të largohet nga komuna.
“Për shembull qoftë me trafikun urban, qoftë me hyrjet kolektive, me unazën, krejt janë këto çështje, tash veç kanë me e qitë themelin. Kështu mendoj që ju jep kohë shumë që qajo”, tha ai.
Të dy kandidatët, Ahmeti tha se i njeh shumë mirë, por që pret të kenë sfidë në një realitet që sipas tij nuk e njohin. Për Vitinë parasheh qeverisje me më shumë siklet.
“Në anën e Arbenit është Vetëvendosja, e ka shumë të rëndësishme, e di unë se qysh funksionojnë e di çka bëjnë, ka plot probleme, presionet janë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.
E për Ramën që thotë se e ka mik, Ahmeti parasheh se do mësojë gjëra të reja.