Hamiti publikon foto me Ramën, e quan “kryetari i ri i Prishtinës”

Aktuale

Hamiti publikon foto me Ramën, e quan “kryetari i ri i Prishtinës”

Nga: A.ZH Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:11
Muhamet Hamiti dhe Përparim Rama

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka ftuar qytetarët e Prishtinës, që të votojnë për kandidatin e kësaj partie Përparim Rama.

Përmes disa postimeve në Facebook, Hamiti ka thënë se prishtinasit do të votojnë për ndryshimin në kryeqytet, përcjell Bota sot.

“Më 14 nëntor, pasnesër, votuesit do të votojnë për ndryshim në Prishtinë, në kryeqytetin e Republikës sonë të dashur, në Prizren, në kryeqytetin historik të shqiptarëve, në Podujevë e në Junik. Për qeverisje demokratike në Gjilan, në Fushë Kosovë, në Viti, në Vushtrri. Kudo!”, ka shkruar Hamiti.

Në një postim tjetër, ai i është referuar Ramës si kryetar i ri i Prishtinës, teksa ka publikuar një fotografi nga me kandidatin e LDK-së për të parin e kryeqytetit.

“Me kryetarin e ri të Prishtinës nga 15 nëntori. Përparimi për Prishtinën. #PR4PR”, ka shkruar anëtari i LDK-së./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat