Ish-Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell sërish është përfshirë në debatin mbi Marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë dhe vizitën e tij në Ballkan.
Grenell ka shkruar në Twitter se administra e presidentit Biden haptas e përkrah Marrëveshjet ekonomike të Trumpit.
Kjo pasi një gazetar amerikan ka kritikuar presidentin Trump se po mundohet të bëjë politikën e tij të jashtme në Ballkan edhe tani që s’është më president.
“Reporteri radikal nuk e di se administrata e Biden haptas përkrah Marrëveshjet Ekonomike të Trumpit për Kosovën dhe Serbinë”, ka shkruar Grenell.