Një persona ka vdekur si pasojë e Covid në Kosovë, në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 7 raste të reja ndërsa janë shëruar 13 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
13 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.
Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534. Në total numri i rasteve aktive është 420.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/13/auto_255004361_2137245746433001_877170102821860134_n1636811805.png)