Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alma Lama, ka dhënë parashikimin e saj për komunat e mëdha, në balotazhin që u zhvillua sot.
Ajo ka thënë se kryeqytetin do ta fitojë kandidati i LDK-së Përparim Rama, derisa Prizrenin do ta fitojë Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.
“Parashikimi im për komunat e mëdha:
-Prishtinën e fiton Përparim Rama
-Prizrenin e fiton VV
-Gjilanin e fiton LDK
-Gjakovën e fiton AAK me PSHDK
-Podujeva LDK”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Balotazhi do të mbahet në 21 komuna, pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, kandidatët nuk arritën të fitojnë 50% të votave./BS