VOA: Kosova në heshtje zgjedhore

Aktuale

VOA: Kosova në heshtje zgjedhore

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Në Kosovë sot është heshtje zgjedhore para votimeve të nesërme për raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.

Rreth 1 milionë e 270 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e 21 komunave të ardhshme të Kosovës.

Autoritetet thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces.

Ndërsa organizatat e shoqërisë civile kritikuan partitë politike për shkelje të masave kundër COVID-19 dhe për mungesë të transparencës gjatë fushatës pesë ditëshe për këtë raund të zgjedhjeve.?VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat