Është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjakovës në shkollën Yll Morina, në të cilën qendër kanë të drejtë vote 15 mijë e 15 qytetarë.
Aktualisht kjo qendër e votimit ka mungesë të energjisë elektrike, megjithatë ka hapur dyert për qytetarët që duan të votojnë. Përfaqësuesi i kësaj shkolle nuk ka pranuar të flas para mediave pasi që tha se një gjë e tillë u është ndaluar nga KQZ.
Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.
Në balotazhin e sotëm në garë janë kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së Ardian Gjini dhe kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari Lila. Në raundin e parë Gjini ka marrë 45.76 për qind të votave, kurse Kusari Lila ka marrë 37.20 për qind.